Kryetari Rugova ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Kryetari i Komunës, z. Haki Rugova, sot ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kadastrale… [Më Shumë]

Kryetari Rugova ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës Kryetari Rugova ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Jahjaga: Kosova ka arritur përparim të madh

Presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar të premten se Kosova ka arritur një përparim të madh në… [Më Shumë]

Jahjaga: Kosova ka arritur përparim të madh Jahjaga: Kosova ka arritur përparim të madh

Gjermania e kupton frustrimin për udhërrëfyesin

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim, Gernot Erler,… [Më Shumë]

Gjermania e kupton frustrimin për udhërrëfyesin Gjermania e kupton frustrimin për udhërrëfyesin

Xhakartë: Thirrje për njohjen e Kosovës nga Indonezia

Din Syamsuddin, kryesues i Muhammadiyah - organizatës së dytë islamike për nga madhësia në Indonezi… [Më Shumë]

Xhakartë: Thirrje për njohjen e Kosovës nga Indonezia Xhakartë: Thirrje për njohjen e Kosovës nga Indonezia

Kosova punon për vete, jo për BE-në!

Tërë procesi evropian i Kosovës nuk është për BE-në, por është për ta bërë Kosovën evropiane,… [Më Shumë]

Kosova punon për vete, jo për BE-në! Kosova punon për vete, jo për BE-në!

Kryetari Rugova ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

web 1 (1)

Kryetari i Komunës, z. Haki Rugova, sot ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, përfaqësuar nga Kryeshefi i saj Ekzekutiv, z. Murat Meha. “Është ky një projekt që po ndodhë nëpër të gjitha komunat e Kosovës, me mbështetje financiare nga ana e Bankës Botërore. Projekti për inxhiniering dhe rregullim të zyrës kadastrale komunale, synon përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka sqaruar detaje të projektit z. Meha, duke shtuar se së shpejti do [...]

Jahjaga: Kosova ka arritur përparim të madh

jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar të premten se Kosova ka arritur një përparim të madh në fusha të ndryshme dhe është shndërruar në faktor stabiliteti dhe të fqinjësisë së mirë në rajon, dhe se synon zbatimin e reformave të thella, që do t’i mundësojnë vendit integrimin në Bashkimin Evropian. Presidentja e Republikës i ka bërë këto komente në takim me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Austrisë, Fritz Neugebauer. Ajo theksoi se Austria i ka dhënë mbështetje [...]

Gjermania e kupton frustrimin për udhërrëfyesin

gjermania

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim, Gernot Erler, nënkryetarin e Grupit Parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Gjermani, Partisë Social Demokrate (SPD). Pas takimit, ministri Hoxhaj ka thënë se Erler është një mik dhe mbështetës shumë i madh i Ballkanit dhe i Kosovës, i cili në vazhdimësi e ka mbështetur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe në Kosovë. “E falënderova për mbështetjen e fuqishme [...]

Xhakartë: Thirrje për njohjen e Kosovës nga Indonezia

xhakarte

Din Syamsuddin, kryesues i Muhammadiyah – organizatës së dytë islamike për nga madhësia në Indonezi – pohon se organizata që ai udhëheqë, mbështet pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Komentet e Dinit transmetohen nga agjencitë e lajmeve në Xhakartë. Din ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte në përputhje me preambulën e Kushtetutës së vitit 1945, e cila qartëson se pavarësia është e drejtë e të gjitha vendeve dhe se kolonizimi duhet [...]

Kosova punon për vete, jo për BE-në!

kosova

Tërë procesi evropian i Kosovës nuk është për BE-në, por është për ta bërë Kosovën evropiane, ka thënë përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar. Ndërsa, ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, ka pohuar se nuk mund të hyjmë në BE “duke mbajtur fjalime të mira, por duke i bërë reformat që janë të nevojshme për t’u bërë”. “Tërë procesi evropian i Kosovës nuk është për BE-në, por është për të bërë për Kosovën [...]

Qytetarë të Istogut kërkojnë të plotësohet draft- dokumenti i PLVM-së

elfete-blakaj

Qytetarë të Istogut kanë kërkuar plotësimin e draft – dokumentit të PLVM-së ( Planit Lokal të Veprimit në Mjedis), në një takim që kanë pasur me drejtuesit e Grupit Punues, të mëerkurën. Koordinatorja e GP të PLVMN0-së, Elfete Blakaj, në këtë rast ka vlerësuiar se draft dokumenti i PLVM-së është hartuar me përkujdesje të madhe nga anëtarët e grupit, ku pos zyrtarëve të ndryshëm të komunës, kanë marrë pjesë edhe pqërfaqësues nga organizatat e ndryshnme [...]

Aktivitete nga Drejtoria e Bujqësisë

drejtoria per bujqsi

Nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidro-ekonomi, bëhet e ditur se aktualisht bujqit po aplikojnë për subvencionim të arave të mbjella me misër. “Për secilin hektarë, të mbjellë me misër, nga MBPZHR, bujku do të subvencionohet me nga 100 Euro,” ka konfirmuar drejtori në Drejtorinë Komunale të Bujqësisë z. Januz Kabashi, duke shtuar se edhe për fermerë që posedojnë 15 e më tepër krerë lopë qumështore, për ndërtimin e stallave apo kompletimin e infrastrukturës së [...]

Historia nuk ndryshon, Buja të ngushëllojë turqit!

jusuf buxhovi

Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, ka akuzuar të mërkurën ministrin e Arsimit, Ramë Buja, të ketë ndikuar në anulimin e ligjëratës së paraparë të mbahet të enjten në Prishtinë. Ai ka thënë se Buja e ka bërë këtë për shkak të paragjykimeve të tij rreth librit “Historia e Kosovës” dhe fakteve që parashtrohen aty gjatë pushtimit të Perandorisë Otomane. “Me keqardhje më duhet t’ju informoj se jam i detyruar ta anuloj marrëveshjen tonë lidhur me [...]

Të enjten shpallet data e zgjedhjeve në Kaçanik

zgjedhjet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, me të cilën bisedoi lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kaçanikut, kryetari i së cilës ka dhënë dorëheqje ditë më parë Jahjaga dhe Daka u pajtuan se duhet të bëhen angazhime të të gjitha institucioneve, në mënyrë që të bëhen përgatitje sa më të mira për zgjedhjet për kryetar të Kaçanikut. [...]

MPB nuk i falsifikon datëlindjet!

mpb

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka reaguar ndaj shkrimit të një të përditshmeje ku thuhet se ky dikaster i ka dhënë të drejtën vetës të bëjë ndryshime në regjistrin civil, pavarësisht se kjo është e drejtë ekskluzive e gjykatës. MPB sqaron se shkrimi i gazetës së përditshme “Zëri”, me titull “MPB falsifikon edhe datëlindjet”, i botuar më 16 maj 2012 është i paargumentuar dhe i pabazuar në të vërtetën. “Ju njoftojmë se bazuar të [...]